Sony do të lansojë aparatin fotografik A7S në muajin korrik

Sony ka paralajmëruar se aparati fotografik me mundësi të kapjes së imazheve edhe në mjedise me dritë të dobësuar, Powerhouse A7s, do të lansohet përfundimisht në muajin korrik.

Auto & Tek

17/05/2014 02:14

Sony nuk ka bërë të ditur detaje të shumta në lidhje me aparatin, por pajisja A7s është një pritje e madhe për Sony-in, të cilët presin që ky aparat të shitet maksimalisht.

Sipas burimeve në Petapixel, pajisja Sony A7s do të ketë mundësi që të detektojë objekte edhe në errësirë të plotë dhe të kapë imazhe edhe në mjedise me dritë të dobësuar.

Fotografët profesionist duket se janë më të lumturit sipas Petapixel, pasi që interesimet për këtë aparat fotografik janë rritur qysh tani. 

Pajisja e cila duket mjaft tërheqëse në pamje, që është ende duke u testuar, do të kushtojë $2,500 kur të dalë në shitje në muajin korrik.