Sonte rikthehet emisioni “Mirage”, këto të reja ekskluzive do t’i ndiqni

Pas dy sezonëve të suksesshme, sonte fillon sezoni i ri i emisionit “Mirage” që është prodhim i lajmi.net

ShowBiz

22/06/2018 14:52

Duke filluar nga ora 19:00 në faqen e lajmi.net në Facebook, e më pas në kanalin e lajmit në Youtube do të keni mundësi t’i ndiqni intervistat ekskluzive me personazhet më IN të momentit, shkruan lajmi.net

Javën e parë të sezonit e hapim me këto materiale:

Ledri dhe Buta “kallin” Prishtinën për festën e Fitër Bajramit;

VoxPop: Qytetarët tregojnë se sa e pëlqejnë reperin Fero!

Rina Balaj komenton këngën “Columbiana” të Taynes, tregon se a e mori si “diss”;

West Side Family në Prishtinë, rrëfejnë detaje ekskluzive nga jeta private dhe profesionale;

Trimi zbulon statusin akutal dhe flet për këngën e re “Hava Hava”;

Në rubrikën e pëlqyer për ju “Kë Zgjedh?!” është Fjolla Morina;

Emisionin “Mirage” mund ta shikoni tashmë çdo të premte mbrëma ku gjatë gjithë verës por edhe muajve në vazhdim do t’iu sjellim të rejat ekskluzive nga fytyrat publike me të dashura për ju./Lajmi.net/

YouTube player