Sonte nuk ka koncert, e anuloi Komuna e Prishtinës

Sonte nuk do të ketë koncert në sheshin e Prishtinës.

Lajme

28/11/2015 17:58

Komuna e Prishtinës ka anuluar koncertin që është paraparë të mbahet sonte në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Në njoftimin e tyre thuhet se koncerti anulohet për, siç e quajnë, terrorit të ushtruar ndaj aktivistëve, deputetëve dhe simpatizantëve të lëvizjes Vetëvendosje.

“Këto i ka bërë shteti policor i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, prandaj anulohet koncerti, i cili qe paraparë të mbahej sonte në sheshin “Skënderbeu””, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./ Lajmi.net