Sonte në qiell do të ndodh diçka e jashtëzakonshme, shihet edhe në qiellin e Kosovës (Video)

Qielli është i bukur gjithmonë, kur ka shumë yje, në mbrëmje kur merr ngjyrë të kuqe nga perëndimi i diellit, kur ka shumë re me ngjyra të llojllojshme e shumë momente të tjera.

Fun

13/12/2017 16:58

Por, sonte në qiell do të ndodh diçka e veçantë dhe e jashtëzakonshme, diçka që nuk na ndodh ta shohim shpesh, transmeton lajmi.net

“Shiu meteorik Geminid” do të ndodh sonte në qiell e madje do të shihet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë këtu edhe shtetin tonë.

Sonte mes orës 2 dhe 3 të natës, ky dush meteorësh do të dhurojë “show” në qiell, ku rreth 120-160 meteorë do të djegen dhe “do të bien”.

Edhe meteorët më të ftohtë do të jenë lehtësisht të dukshëm nga shumica e pjesëve të botës.

Ky nuk është “show” i vetëm i meteorëve në qiell, por e veçanta e tij është se “rëniet” do të shihen me sy të lirë, pa ndihmën e teleskopit./Lajmi.net/

Në këtë VIDEO mund të shihni një shembull nga vitet e kaluara:

YouTube player