Sonte në Prishtinë qirinj për viktimat e Kumanovës

Organizata Grupi i Pavarur Studentor (GPS) organizon sonte, në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ndezjen e qirinjve në shenjë përkujtimi të viktimave dhe solidarizimi me shqiptarët e Maqedonisë e veçmas familjarët e viktimave në konfliktin e fundit në Kumanovë.

Lajme

12/05/2015 12:14

“Duke parë zhvillimet e fundit që po ndodhin në Maqedoni, e veçmas në Kumanovë , Grupi i Pavarur Studentor, dënon ashpër këto vepra makabre të pushtetit maqedonas dhe njëherësh shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave”, thuhet në njoftimin e GPS.

Pjesëmarrësit në manifestim, që do të mbahet në orën 19:30, gjithashtu do të njoftohen me veprimet e mëtutjeshme të faktorit studentor në lidhje me atë se si mund të ndihmohet popullata shqiptare në Maqedoni në këto çaste të vështira për të, thuhet në njoftim.