Sonte në “Camp Nou” zbret fajtori kryesor se pse Reali e ka kampionatin në duar (FOTO)

Sot Barcelona e luan ndeshjen e fundit të sezonit, ku në "Camp Nou" pret Eibarin.

Sport

21/05/2017 10:23

Titulli kampion nuk është në duart e Barcelonës, pasi që Real Madridit i mjafton një barazim te Malaga për të fituar kurorën e më të mirit.

E një ndër fajtorët për një gjë të tillë është pikërisht gjyqtari Hernandez Hernandez, i cili do të jetë gjyqtar sonte në shtëpinë katalunase, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai njihet për vendimet kontraverse në ndeshjen e Barcelonës me Betisin, ku nuk iu pranoi golin katalunasve ani pse topi ishte futur gjysmë metre brenda vijës.

Po ashtu, ky gjyqtar kishte dhënë një penallti shumë të dyshimtë për Realin në udhëtim ndaj Sevillas.

Gabimet e tij gjatë sezonit mund ta vendosin titullin sonte. /Lajmi.net/

img_pmorata_20170129-140930_imagenes_md_propias_pmorata_betisfcb227-kpif-u422766082255daf-980x554mundodeportivo-web

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6