Sonte ndërtesa e Kuvendit është nën vëzhgimin e policisë (Foto)

Pas një shpërthim të fuqishëm që ndodhi mbrëmë në ndërtesën e Kuvendit, Policia e Kosovës sonte është parë në afërsi të kuvendit dhe ndërtesës së Qeverisë.

Lajme

05/08/2016 21:40

Hapësira përreth Kuvendit është duke u vërshuar nga policët. Aty janë parë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës, raporton lajmi.net.

Gjatë incidentit të mbrëmshëm nuk ka pasur viktima, apo të lënduar.

Policia është duke krye hetimet e nevojshme për të zbuluar rastin në fjalë, bile ka thënë se do të jap shpërblim 10 mijë euro për çdo informacion ndaj atij sulmi. /Lajmi.net/

13902209_1223638114354379_1076008488_o 13901887_1223638111021046_1349435565_o 13950541_1223638101021047_2034919531_o