Sonte mund ta shikoni planetin Mars me sy të lirë (VIDEO)

Fillimi i kësaj jave sjell një fenomen të rrallë qiellor, planetin e kuq Marsin më afër se asnjëherë me Tokën.

Bota

30/05/2016 22:31

Kjo është dukuria e cila po ndodh për herë te parë prej vitit 2005 ku Marsi do të duket më i madh dhe i shndritshëm deri në 3 qershor.

Në fakt prej 18 majit, studiuesit e yjeve kishin vënë re me teleskopët e tyre se planeti i kuq ishte më tepër i dukshëm, derisa afërsia e tij me planetin tonë e cila sa vinte dhe zvogëlohej, bëri që një sy i stërvitur mirë ta shihte atë me sy të lirë.

Orbita e Tokës dhe Marsit janë eliptike dhe jo rrethore, çka do të thotë se distanca mes tyre ndryshon herë pas here. Çdo 26 muaj të dy planetët do të kenë një qasje më të afërt me njëri-tjetrin.

Distanca më afërt mes tyre është shënuar 54.6 milion kilometra, një prej fenomeneve ekstremisht të rralla, që ka ndodhur në vitin 2003. Ajo njëkohësisht ka thyer rekordin e 60 mijë viteve.

Një afërsi e tillë sipas parashikimeve të NASA-s do të mund të ndodh në vitin 2287.

Megjithatë edhe dukuria e kësaj jave, nuk është e pakët pasi Marsi do të jete i dukshëm gjatë mbrëmjes.

Sonte Marsi do të jetë 75.3 milionë kilometra larg nga toka, afërsia më e madhe në 11 vitet e fundit.

Më pas pamja me planetin e kuq do të filloje te venitet, për t’u rikthyer në 2018-ën ku Marsi do të jetë 57 milionë kilometra larg nesh, çka do të thotë edhe më i dukshëm.

Për ta parë drejtpërdrejtë këtë fenomen të rrallë shikoni videon e mëposhtme. Planeti Mars do të duket në qiell në orën 3 të mëngjesit të 31 majit.

YouTube player