Sonte miliona njerëz nga e gjithë bota, do të qëndrojnë një orë pa dritë

Miliona njerëz në gjithë botën pritet se do të marrin pjesë në Orën e Tokës, në nivel global, duke i fikur dritat, në mënyrë që të rritet kujdesi për ndryshimet klimtike.

Bota

28/03/2015 15:36

Ora e Tokës organizohet të shtunën e fundit në muajin mars në orën 8:30 në mbrëmje sipas kohës lokale dhe i inkurajon të gjithë qytetarët, komunitetet, bizneset dhe organizatat e ndryshme, për ta ndalur dritën për një orë, në mënyrë që të theksohet kujdesi për planetin tonë.

Kjo ngjarje ka filluar të shënohet prej vitit 2007.

Thuhet se në këtë aksion marrin pjesë edhe Kulla e Ajfelit dhe Akropolisi në Athinë, që janë objekte të njohura në gjithë botën.