Sonte mbahet koncerti humnitar për personat me autizëm, marrin pjesë Gent Fatali, Dhurata Dora…

Kanë zemër të madhe.

ShowBiz

02/03/2018 13:21

Ekipi i ‘Max Production’ i përbërë nga Gent Fatali, Dhurata Dora e Samanta Karavella si dhe disa këngëtarë tjerë sonte do jenë në Prizren ku do mbahet një koncert humanitar, shkruan lajmi.net

Koncerti do mbahet në Gold Pool nga ora 21:00 dhe është organizuar nga Shoqata Autizmi në Prizren.

Gjitha materialet që do mblidhen nga hyrja që për meshkuj do jetë 5euro e për femra 3, do të shkojnë tek fëmijët e prekur me autizëm.

Prandaj, gjithë ata që duan të kontribojnë dhe të argëtohen, le të jenë pjesë e këtij koncerti./Lajmi.net/