Sonte mbahet finalja e “The Voice” – Lajmi.net
Sonte mbahet finalja e “The Voice”
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 19:34, 19 May 2017
“The Voice of Albania” erdhi në natën e shumëpritur. Finalja e madhe ndahet në konkurrim mes Anxhelës, Klintit, Lisit dhe Lidias.

Të gjithë të ndryshëm, me stil dhe zëra të zgjedhur. Por vetëm njëri do të jetë “The Voice of Albania” me votim të drejtpërdrejtë nga publiku. Gjithçka është gati për finale e madhe që si gjithmonë do të sjellë “show”-n në konkurrimin e të katërtëve, shkruan Gazeta Shqiptare.

Pas punës të jashtëzakonshme për 17 javë, ata mbërritën në kulm. Rona vjen në finale me dy konkurrentë. Albani dhe Besa me nga një. Ndërsa Xuxi nuk ka një artist që ta përfaqësojë.

Tashmë publiku i njeh ata mirë, jo vetëm nëpërmjet interpretimit, por duke jua prezantuar nga produksioni më gjerësisht në jetën jashtë skenës. Të katërt u shndërruan në yjet finalistë, realizuan ëndrrën e tyre për të qenë pjesë e një skene të madhe, për të kënduar “live” dhe për t’u ndierë mirëfilli artistë. “The Voice” jua dha këtë mundësi dhe njërin prej tyre do e bëjë fitues.

Elementë spektakli në çdo minutë. Performanca të jashtëzakonshme, por edhe të ftuar ekskluzivë.

Në finale e “The Voice of Albania 6” do të ngrenë peshë skenën me prezencën dhe performnacën  e tyre Mohombi.

Live dhe ekskluzivisht për “The Voice” do të jetë edhe Stanaj. Po ashtu për herë të parë pas shumë vitesh bashkë vetëm për “The Voice” do të vijë NR.

Besa dhe Elinel do të prezantojnë këngën e tyre më të re.

Në V Room do të përcillet gjithçka live nga komentet e shumta në rrjetet sociale apo ato të ndihmës trajnerëve.

Nën autorësinë dhe moderimin e Ledion Liços pas një gare të madhe dhe spektakli madhështor emocioni final do të jetë më i zjarrti.

Live në Top Channel finalja e madhe vjen në orën 21:00 këtë të premte.

Fjalët kyçe: The Voice

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bike Rivals