Sonte koncert humanitar për Florentin, këta këngëtarë do të performojnë

Sonte në sallën 1 tetori do të mbahet një koncert humanitar për ta ndihmuar Florentin.

ShowBiz

10/12/2017 16:37

Këngëtarët të cilët do të performojnë janë:Mc Kresha, Lyricalson, Blero, BimBimma, Lok Komoni ndërsa numri i tyre pritet të shtohet, shkruan lajmi.net

Florent Hoxha, student i mjekësisë, është diagnostikuar me Leukemi Akute. Atij i duhet urgjentisht të marrë trajtimin jashtë vendit për shkak të sëmundjes.

Për ta ndihmuar 20-vjecarin, mund të dërgoni SMS në Vala 55944 dhe IPKO me tekst ‘FLORENT’./Lajmi.net/