Sonte finalja e “Kënga Magjike”, reagon ashpër këngëtari që mbeti jashtë

Në pallatin e Kongreseve sonte mbahet finalja e madhe e edicionit të sivjetmë të festivalit "Kënga Magjike".

ShowBiz

09/12/2017 11:27

Këtë vit, gara ishte e ngushtë mes artistëve tanë këngët konkurruese të të cilëve u pritën mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Si çdo edicion, edhe ky nuk kalon pa pakënaqësi nga ata që nuk arritën të kalojnë në natën finale.

Këngëtari Klejti Mahmutaj është njëri prej atyre që nuk kanë marrë pikë të mjaftueshme për të qenë në mesin e finalistëve.

Ai ka ‘shpërthyer’ me akuza pas daljes nga festivali, duke thënë se çdo gjë në atë festival shkon me kompromise.

“Pershendetje, miq, kolege, dashamires.
Rrugetimi im” magjik” perfundoj ne gjysme finale. Koleget e nderuar qe paskan degjuar me veshet mbrapa koke e mendjen te pazaret kane vene firmen e tyre prej pseudo-artistesh ne ato fleta me te cilat kane blere finalen e tyre. Ky qenka arti shqiptar, nuk shkoke dot shume larg nese nuk di dhe pranon te besh kompromise, nese nuk behesh si ata, nese nuk kendon me pike.. Mesa duket zeri, talenti, interpretimi hidhen ne kosh perpara pazareve.
Suksese te gjitheve, e fitofte me i miri!”, shkruan ai. /Lajmi.net/