Sonte episodi i 38-të i “Egjelit”, ja çfarë do të shihni

"Egjeli" është një prej serialeve vendore më të pëlqyera nga publiku.

ShowBiz

21/01/2018 12:22

Protagonistët e këtij seriali me skeqet humoristike të realizuara aq mirë, kanë bërë që ky serial të shndërrohet ndër më të shikuarit në vend, shkruan lajmi.net.

Në platformën Gjirafa.com tashmë është publikuar promoja e episodit të ri, e që sonte transmetohet i 38-i me radhë.

Ngjarje të papritura zhvillohen edhe në këtë episod, do të keni mundësinë të mësoni se çfarë do të ndodhë me axhën Shneq, a do ta pranojë Sevdija propozimin e Ilazit për martesë, e shumë ndodhi të tjera.

Në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni promon episodit të 38-të, ndërsa të plotë e shihni nga ora 20:15 në po të njëjtën platformë (Gjirafa.com). /Lajmi.net/

https://stupcatvideo.gjirafa.com/?video=stupcat-egjeli-2018-promo-episodi-38