Sonte emisioni ‘Mirage’ me të rejat nga showbizi vendor

Sonte, si çdo të premte tjetër, do të transmetohet emisioni i showbizit ‘Mirage’ që është prodhim i lajmi.net

ShowBiz

14/04/2017 13:49

Ora 19:00 shënon startin e këtij emisioni në faqen e lajmi.net në Facebook, pastaj intervistat dhe storiet e përgatitura do të lansohen edhe në kanalin e lajmi.net në Youtube.

E në këtë javë mund të ndiqni:

Shpat Kasapi flet për Afërdita Dreshajn, zbulon të pathëna nga jeta private;

Vox pop:  Cila është femra më seksi në estradë?

Prapaskenat e serialit ‘O SA MIRË’, a po ju bën konkurrencë ‘EGJELI’, flasin aktorët;

Cilat janë ngjarjet që karakterizuan javën që po lëmë pas?

Arta Memedi, artistja e re në ‘On Records’ që po ngjit shkallët e suksesit;

Zaimina Vasjari këtë javë përgjigjet në rubrikën “KË ZGJEDH”?

‘Mirage’, emision në udhëheqjen e Aurora Amerllahut./Lajmi.net/