Soni zbulon një sekret: Kam kaluar dy muaj depresion…

Këngëtarja Soni Malaj ka qenë shumë herë e komentuar si për jetën profesionale ashtu edhe për atë private.

ShowBiz

19/01/2018 18:35

E kur jemi tek jeta private, këngëtarja ka qenë e martuar me Mirko Lucareni, nga i cili është ndarë, shkruan lajmi.net.

Nga martesa e dështuar me balerinin italian, Soni ka një vajzë të cilën e ka pagëzuar Ana.

Në një intervistë dhënë për “Pop Culture”, këngëtarja ka habitur me deklaratën lidhur me shpërbërjen e grupit “Spirit Voice”, pjesë e të cilit ishte edhe ajo.

“Kam kaluar dy muaj depresion pas ndarjes së grupit. E kam vuajtur shumë, e kam dashur gjithmonë rikthimin e grupit”, ka thënë Soni. /Lajmi.net/