Soni Malaj po sjell duet me këngëtarin e njohur

Këngëtarja Soni Malaj javët e fundit ka qenë e angazhuar si konkurrente në “Dancing with the Stars”.

ShowBiz

28/05/2018 15:21

Por, ajo nuk ka lënë pas angazhimet në muzikë, andaj përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se shumë shpejt vjen me projekt të ri, shkruan lajmi.net.

Soni do të sjell duet me Jowell, ndërsa kënga mban titullin “En La Intimidad”, që nënkuptohet se do të jetë në gjuhën spanjolle.

Këngëtarja nuk ka preferuar të bëj të ditura më shumë detaje, por pritet që kënga shumë shpejt do të jetë në duart e dëgjuesve.

Jowell njihet për hitet e tij bashkë me Randyn, të cilët këndojnë në zhanrin “reggaeton”. /Lajmi.net/

#comingsoon #enlaintimidad @jowellgram

A post shared by S?N☝? ♏️A??AJ ☀️ (@soni_malaj) on