Soni imazh i Daniel Wellington

Këngëtarja Soni Malaj se fundmi është bërë imazh i firmës së orëve të dorës Daniel Wellington. Këtë e ka bërë të ditur vet artisja shqiptare përmes rrjetit të saj social Instagram

ShowBiz

31/01/2015 13:20

Soni ka postuar një fotografi në të cilën ajo tregon fotografinë e realizuar për firmën e njohur Daniel Wellington, e me këtë bën me dije se tashmë ajo është bërë imazh i kësaj firme.

Ndërkaq Soni, ndër të tjera ka shpalosur edhe se këtë vit do të jetë shumë aktive me bashkëpunime e këngë të cilat do na sjellin Sonin krejt ndryshe. Lajmi.net