Song mund të kthehet në Arsenal

Alex Song është i gatshëm të kthehet në Arsenal gjatë verës. Për këtë është i bindur portali anglez, Football Direct News. Mesfushori kamerunas, ditë më parë e kishte pranuar se dëshiron të kthehet në Preimerligë, por nuk e kishte përjashtuar mundësinë që të transferohet në Itali. Arsenali mund të jetë skuadra e tij e re…

Sport

14/03/2014 08:40

Alex Song është i gatshëm të kthehet në Arsenal gjatë verës. Për këtë është i bindur portali anglez, Football Direct News.

Mesfushori kamerunas, ditë më parë e kishte pranuar se dëshiron të kthehet në Preimerligë, por nuk e kishte përjashtuar mundësinë që të transferohet në Itali.

Arsenali mund të jetë skuadra e tij e re (vjetër). Për Song do të bëhej fjalë për një rikthim tek ‘Topçinjtë’, pasi ai ishte transferuar nga Emirates Stadium tek Barcelona në verën e vitit 2012 për pak më pak se 20 milionë euro.

Mirëpo, ai nuk arriti asnjëherë të lë gjurmë në Camp Nou, kështu që gjatë verës mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet.

Për mesfushorin defanziv, interesim kanë shprehur edhe skuadrat e njohura evropiane si Manchester United, Chelsea, Milan, Inter e Napoli.