Sondazhi gjerman përmbys gjithçka. Ja kush do jetë kryeministër pas 25 qershorit

GfK, një ndër katër kompanitë kryesore në botë për hulumtimet e tregut dhe opinionit, ka vrojtuar sjelljen e votuesve shqiptare në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme 2017

Lajme

21/06/2017 15:28

GfK realizoi tre vrojtime të opinionit publik në periudhën maj-qershor 2017, si pjesë e një hulumtimi për të ndjekur në kohë zhvillimin e pëlqimeve dhe të sjelljes politike të votuesve gjatë fushatës zgjedhore.

Vrojtimi më i fundit u zhvillua në periudhën 15 – 18 qershor 2017 dhe mati preferencën e votimit. 996 votues, nga e gjithë Shqipëria, u pyetën përmes telefonit për subjektin për të cilin do të votojnë dhe preferencat e tyre partiake.

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë pothuajse në barazim mes votuesve, me një avantazh të lehtë të PD-së. Nga të dhënat e studimit, një javë para zgjedhjeve, Partinë Socialiste do ta votonin 31.1% e të intervistuarve dhe Partinë Demokratike 31.4% e të intervistuarve. LSI-në do ta votonin 6% e zgjedhësve, ndërsa PDIU-në 1.2% e tyre.

Megjithëse dita e zgjedhjeve është shumë pranë, vihet re një numër i lartë i të pavendosurve, votuesve që do të votojnë por nuk kanë vendosur ende se për kë do të votojnë, i barabartë me 20.3% të të gjithë të të intervistuarve.

Edhe të pavendosurit ndahen në mënyrë pothuajse të barabartë në preferencën e mundshme mes dy partive të mëdha, respektivisht 14.4% për PS dhe 13.9% për PD. Megjithatë, 58.4% e tyre vazhdojnë të mos kenë ende ndonjë preferencë.

Partia Demokratike ka përparësi mes të rinjve të moshës 18 – 34 vjeç, ndërsa votuesit më të shumë të Partisë Socialiste janë mbi 55 vjeç. LSI ka përparësinë më të madhe të saj në elektoratin e përbërë nga grupmosha 23 – 44 vjeç.

ImageImageImage

ImageImageImageImageImage