Sondazhet: Macron do të jetë president i Francës

Kandidati i pavarur, Emmanuel Macron do ta mposht në raundin e dytë Marine Le Pen dhe do jetë president i ri i Francës.

Bota

26/02/2017 16:10

Të paktën kështu bënë të ditur një sondazh i realizuar nga Odoxa/Dentsu-Consulting, sipas së cilës Macron do të fitojë në raundin e dytë me 61% të votave, transmeton lajmi.net

Përkundër kësaj, në raundin e parë Le Pen do të kryesojë me 27% të votave, e ndjekur nga Macron me 25%, kurse 19% do t’i marrë Fillon.

Para se të niste fushata, ishte Fillon ai i cili ishte favorit për postin e presidentit por që skandali me gruan e tij duket se e ke penalizuar. /Lajmi.net/