Sondazhet: Macron avancon lehtësisht përballë Le Pen në zgjedhjet e Francës

Emmanuel Macron është favorit për të fituar raundin e parë të zgjedhjeve të Francës.

Bota

25/03/2017 13:28

Një sondazh i realizuar nga BVA ka bërë të ditur se Macron favorizohet lehtësisht përballë kandidates tjetër, Marin Le Pen, transmeton lajmi.net

Macron do të marrë 26% të votave në raundin e parë, duke lënë prapa Le Penin me 25% të votave.

Kurse  kandidati me plotë skandale, Francois Fillon nuk do të arrijë të sigurojë më shumë se 17% të votave.

Një balotazh pothuajse është i sigurt ndërmjet Macron dhe Le Pen. /Lajmi.net/