Sondazhet: ‘Luftë’ e ashpër për kancelar të Gjermanisë

Konservatorët e Angela Merkel dhe Social - Demokratët e Martin Schulz janë në një garë të ashpër dhe të barabartë për kancelar të Gjermanisë.

Bota

25/02/2017 23:48

Në sondazhin e fundit nga ‘Bild am Sonntag’ përqindjet e dy kandidatëve janë të njëjta, shkruan Reuters.

Martin Schulz ka pësuar një rënie shumë të lehtë për dallim nga sondazhi i kaluar i të njejtës agjenci, dhe aktualisht ka 32% të votave, aq sa ka edhe Angela Merkel, transmeton lajmi.net.

Në sondazh kanë marrë pjesë rreth 1,880 persona dhe është realizuar prej 16 deri më 22 shkurt. /Lajmi.net/