Sondazhet amatoreske, mund t’ia zgjasin jetëgjatësinë keqeverisjes së një vendi! – Lajmi.net
Sondazhet amatoreske, mund t’ia zgjasin jetëgjatësinë keqeverisjes së një vendi!
Autori: Fadil Maloku LajmeOp-EdOpinion 20:00, 21 March 2017
Fadil Maloku
Fadil Maloku
1.Dukurinë e rritjes hulumtimeve të tipit të “sondazhomanisë”, apo pretendimeve që të merremi me prognoza paraelektorale, është një qasje që duhet ta përcjellë transparenca dhe fleksibiliteti i shoqërisë. Për t’i ikur politizimit të interpretimit të rezultateve të ndryshme empirike në mjediset mediatike publike, rezultatet e hulumtimeve empirike shkencore patjetër do të duhej t’i interpretonin publikisht vetë hulumtuesit, përkatësisht ekspertët e lëmive përkatëse.

2.Përkufizimi sociologjik për opinionin është se ai: “është një tiran vulgar, i parespektueshëm dhe anonim, që në mënyrë të kujdesshme e bënë të pakënaqshme jetën e secilit që nuk është i kënaqur të jetë njeri mesatar…”.

Sondazhet e tipit të lartë të besueshmërisë në Kosovë, akoma nuk kemi. Ato edhe më tej mbeten në shkallë amatore, edhe për shkak se; Studimet me shkallë të lartë besueshmërie kanë kosto të lartë financiare dhe kërkojnë ekipe të tëra ekspertesh dhe kohë të bollëshme për t’u ushtruar kjo formë e investigimit të opinionit publik.

2.Mjeshtëria e hulumtimeve empirike sociologjike, përkundër disa tentativave që të ngrihet niveli i sofistikimit dhe i profesionalizmit në mbledhjen e “fakteve”, ende është një zanat i panjohur për hulumtuesit shkencor Kosovar, ndërsa për diletantët në media dhe OJQ-ët që pretendojnë të merren me këtë problematikë shumë serioze dhe përgjegjëse, as qe mund të flitet akoma për ndonjë kualitet tê ri.

3.Për t’i ikur politizimit të referimit rezultatet e hulumtimeve empirike duhet t’i interpretojnë vetë hulumtuesit përkatësisht ekspertët e lëmive përkatëse, e jo njerëzit jokompetent. Ngase, rezultatet empirike, në situata tensionuese, dijnë të bëhen edhe pretekste të sigurta tê vendimeve shumë të rëndësishme politike!

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals
  • Play World Soccer Champion
  • Play Rock Wheels