“Sonata e gjumit” sjell Kastro Zizon në “Kënga Magjike”

Kastro Zizo ka publikuar projektin e tij më të ri.

ShowBiz

19/11/2018 08:35

Kastro Zizo ka publikuar projektin me titull “Sonata e gjumit”, me të cilin garon në edicionin e sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.

Kënga është shkruar nga vetë Kastro, për muzikën është përkujdesur Gramoz Kozeli në bashkëpunim me Kastron, ndërsa orkestrimin e bëri Robert Frroku (Don Production).

Pasi e publiko këtë këngë, Kastro tregoi se ku e gjeti inspirimin për “Sonatën e gjumit” dhe falënderoi bashkëpunëtorët.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I KASTROS, PA NDËRHYRJE:

“#sonata_e_gjumit
Nje kenge qe me erdhi si fllad ne shpirt para se te flija! Kur u zgjova vendosa qe cdo enderr ta bej realitet…edhe ato endrra qe ne enderr nuk me realizohen!…
Flm Gramoz Kozeli qe u be nje “jete” qe rrugetojme bashke ne muzike, flm per notat e tua qe i shkrive aq mire me te miat. Flm Roberto Frroku per punen e pa cmuar ne orkestrim dhe master si nje mjeshter i vertete, flm Arlind qe i dhe drite kenges me kitaren tende. Faleminderit publikut qe ende me mbeshtet ne krijmtarin time. Respekt
@kozelidon @robertfrroku@don_production_ @arilind.beqiri – Guitar @arkivashqip
Flm @la_sartoria_niku per stilimin dhe @edimetrazhe“. /Lajmi.net/

YouTube player