Son Heung-minit i duhet të bëjë diçka tjetër për të shmangur shërbimin ushtarak

Son Heung-min i ka kërkuar falje skuadrës së Tottenhamit për mungesën në fillim të sezonit të ri në Premierligë, ku do të përpiqet të fitojë Kupën e Azisë me Korenë e Jugut për të shmangur shërbimin ushtarak.

Sport

01/08/2018 08:50

26 vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit të Tottenham në fillim të sezonit, por në shtator do të niset për në Indonezi për të luajtur për fanellën e vendit të tij.

Ligji në Korenë e Jugut dikton se të gjithë meshkujt duhet t’i përgjigjen thirrjes për shërbimin ushtarak para moshës 28 vjeçare, përjashtim bëjnë yjet e profilit të lartë që arrijnë suksese për kombin.

Medalje e artë në Kupën e Azisë, do të bënte që Son të shmangte shërbimin ushtarak dhe të vazhdonte karrierën në Premierligë te Tottenham, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2023.

“Më vjen keq për Tottenham, është skuadra ime dhe ndihem keq që po largohem nga shokët e skuadrës. Kam për të luajtur për vendin tim, dhe kjo është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Son./Lajmi.net/