Solskjaer zbulon transferimin e parë tek Man Utd, është një qendër mbrojtës

Manchester United janë afër që të kryejnë transferimin e parë nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Sport

06/01/2019 09:17

“Djajtë e kuq” janë afërt transferimit të qendër mbrojtësit serb, Nikola Milenkovic, shkruan “Mirror”, transmeton lajmi.net.

Palët thuhet të kenë avancuar shumë në bisedimet e tyre për një transferim dhe gjithçka është afër të zyrtarizohet.

Reprezentuesi serb ka tërhequr vëmendjen e United qysh në kohën kur Mourinho ishte duke drejtuar skuadrën.

Në kërkim të mbrojtësit të Fiorentinës thuhet se janë edhe Tottenham dhe Juventus, mirëpo Man Utd po prinë në garë dhe në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet gjithçka. /Lajmi.net/