Solskjaer me transferim gjigant te Man Utd

Manchester United po tenton të bëjë një transferim të madh në janar.

Merkato

23/12/2018 18:23

Manchester United dëshiron ta transferoj Douglas Costan nga Juventus.

Ole Gunnar Solskjaer dëshiron që anësori brazilian të jetë transferi i tij i parë në ‘Old Trafford’, përcjell “lajmi.net”.

Sipas ‘Rai Sport’, Manchester United ka ofruar 60 milionë euro për transferimin e Douglas Costas.

Oferta është refuzuar nga Juventusi, pasi këta të fundit po kërkojnë plot 80 milionë euro për shërbimet e tij.

Manchester United duket se e dëshiron me çdo kusht transferimin e brazilianit, andaj do të ofroj rreth 70 milionë si një mes i marrëveshjes. /Lajmi.net/