Solskjaer i lumtur me fitoren e Man Utd, thur lëvdata për Rashford

Manchester United ka shënuar fitore me rëndësi të madhe në ndeshjen kundër Brighton.

Sport

19/01/2019 19:39

“Djajtë e kuq” kanë triumfuar me rezultatin 2:1, duke vazhduar kështu serinë pozitive nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer.

Në këtë fitore të United shkëlqeu ylli anglez, Marcus Rashford, për të cilin trajneri pati disa lëvdata pas ndeshjes.

“Mendoj se kemi bërë  një lojë shumë të mirë. Në fillim të pjesës së dytë kemi pasur mundësi t’i japim fund takimit me rastet e krijuara” ka thënë Solskjaer për “BBC Sports”, transmeton lajmi.net.

“Por, në futboll asnjëherë nuk merr fund (pa e përfunduar gjyqtari). 20 minutat e fundit ishim në telashe” ka thënë tutje ai.

“Çfarë përfundimi nga Rashford. Mënyra se si ai realizoi…Është mrekulli të punosh me të” ka thënë ndër të tjerash trajneri norvegjez.

Manchester United tashmë është futur seriozisht në garë për top katërshen që dërgon në Ligën e Kampionëve, falë serisë së jashtëzakonshme të Solskjaer. /Lajmi.net/