Solskajer – yllit të Man Utd: Je i lirë të largohesh

Manchester United do të bëjë një revolucion në skuadër, duke filluar nga ky afat.

Merkato

16/01/2019 08:37

Ole Gunnar Solskjaer i ka bërë me dije Marouane Fellainit se nuk shtë në planet e tij, andaj është i lirë të gjej një tjetër skuadër.

Mesfushori belg kishte besimin e madh të Jose Mourinhos, por tani ai do të largohet nga Manchester United, përcjell lajmi.net.

Milan, Porto dhe disa nga skuadra nga Kina e Turqia, janë të interesuara në transferimin e Fellainit.

Manchester United kërkon 30 milionë euro nga shitja e tij, por mbetet të shihet se kush do ta ofrojë shumën e kërkuar. /Lajmi.net/