SOLD OUT: Shiten të gjitha fanellat e Ronaldos në më pak se 24 orë

Juventus ka shitur shumë fanella të Cristiano Ronaldos.

Sport

12/07/2018 14:30

Fanella “autentike” e Ronaldos është shitur e gjitha në dyqanin zyrtar të Juventusit online.

Fanella origjinale me vlerë 140 euro është shitur e tëra në më pak se 24 orë që nga hapja e këtij dyqani, pasi që fillimisht kishte mbingarkesë të serverëve.

Tanimë kanë mbetur vetëm edhe 3 lloje tjera të fanellave, ato me vlerë 104,95, 94,95 dhe 84,9 euro.