Solarit i dalin probleme edhe me Marcelon

Mbrojtësi brazilian, Marcelo, është problemi i ri i Santiago Solarit te Real Madrid.

Sport

18/01/2019 11:33

Trajneri argjentinas po punon që të këndell Real Madridin pas startit të dobët me ish trajnerin Julen Lopetegui.

51 vjeçari përveç shumë problemeve me lëndimet këtë sezon, nuk ka arritur të krijojë raporte aspak të mira edhe me Iscon.

Mesfushori spanjoll pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në bankinë, dhe largimi i tij në fund të sezonit duket më se i sigurt.

Një tjetër problem për Solarin te Real Madrid është edhe ai i Marcelos.

Tekniku argjentinas nuk është i kënaqur me fizikun e Marcelos, i cili së fundi ka shtuar shtatë kilogramë më shumë.

Shtimi i shtatë kilogramëve dhe paraqitjet e dobëta kanë bërë që Solari ta fus Marcelon në listën e lojtarëve të padëshiruar./Lajmi.net/