Solari “solidarizohet”, fton të gjithë lojtarët për Kupën e Botës së Klubeve

Trajneri i Real Madrid, Santiago Solari ka publikuar listën për Kupën e Botës  në kuadër të klubeve.

Sport

16/12/2018 12:14

Argjentinasi ka përfshirë në listë të gjithë lojtarët e skuadrës së parë, shtuar këtu edhe Vinicius JR dhe Javi Sanchez, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net

Ekspedita e “Los Blancos” do të fillojë të dielën (sot), kur ata nisën drejt Abu Dhabi, ku do të mbahet kompeticioni.

Madrilenët janë kampion në fuqi të kësaj gare dhe pritet që edhe këtë vit të jenë triumfues.

Të gjithë tifozët e futbollit po shpresojnë që Real Madrid të ballafaqohet me River Platen në këtë garë.

Listën e plotë të lojtarëve të Real Madrid mund ta gjeni më poshtë: /Lajmi.net/

Poriterët: Keylor Navas, Casilla dhe Courtois

Mbrojtësit: Carvajal, Vallejo, Sergio Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola, Reguilón dhe Javi Sánchez

Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, M. Llorente, Asensio, Isco dhe Ceballos

Sulmuesit: Mariano, Benzema, Bale, Lucas Vázquez and Vinicius Jr