Solari rihap çështjen Navas – Courtois

Vendosja e përkohshme e Santiago Solarit në krye të stolit të Real Madrid, ka rihapur disa çështje brenda skuadrës.

Sport

01/11/2018 22:02

Deri më tani, Solari nuk ka dhënë asnjë shenjë se kush do të jetë portieri i parë i skuadrës, por bazuar në një artikulli të “El Pais” mund të themi se ai preferon rotacionin, transmeton lajmi.net.

Nën urdhrat e Julen Lopeteguit, rotacioni bëhej me Navas në ndeshjet e Ligës së Kampionëve kur Courtois në ndeshjet e vlefshme për La Liga.

Në ndeshjen e “Copa del Rey” ndaj Melilla, Solari zgjodhi Navasin në portë, duke lënë jashtë rotacionit Kiko Casilla.

Duket se problemi për gardianin e portës në “Santiago Bernabeu” do të vazhdojë gjatë gjithë sezonit. /Lajmi.net/