Solari: Ramos u ‘mashtrua’ nga gazetarët

Santiago Solari ka qëndruar prapa vendimit të Sergio Ramos për kartonin e tij të verdhë  ndaj Ajax.

Sport

16/02/2019 16:12

Trajneri i Real Madrid ka thënë se mediet i kishin bërë pyetje ‘me spec’ kapitenit të ‘Los Blancos’, duke e vënë atë në lajthitje.

32 vjeçari ishte ndëshkuar në minutën e 89 me një karton të verdhë, dhe do të mungojë ndeshjen e ardhshme. Por, këtë ai po thuhet se e ka bërë me qëllim. Madje, ai pa dashje e kishte pranuar këtë.

“Duke iu referuar asaj që Sergio ka thënë, ai ka dhënë shpjegimin se qëllimi i tij ishte të shkaktonte faull, jo të ndëshkohej” ka thënë Solari për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Ai ishte pyetur në një mënyrë provokative. Ju (mediet) keni metodat e juaja” ka thënë tutje trajneri.

“Gjithsesi, ai e ka justifikuar vetën e tij” ka thënë ndër të tjerash Santiago Solari.

Kujtojmë se në ndeshjen në fjalë, Real Madrid kishte shënuar fitore me rezultatin 1:2, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/