Solari pyetet për rikthimin e mundshëm të Mourinhos te Real Madrid

Santiago Solari është deklaruar rreth një rikthimit të mundshëm të Jose Mourinhos te Real Madrid.

Sport

19/12/2018 09:38

Trajneri i Real Madrid, Santiagoo Solari, ka thënë se ai ka respekt për të gjithë trajnerët dhe nuk është i brengosur për të ardhmen e tij.

“Kam shumë respekt për të gjithë kolegët e mi, profesional dhe fillestar, që bëjnë një punë të madhe”, tha fillimisht trajneri argjentinas, përcjell “lajmi.net”.

“Për më shumë, ata që ishin pjesë e këtij klubi na kanë dhënë kënaqësi të madhe në të kaluarën.

‘Si mund të jem i shqetësuar për spekulimet rreth rikthimit të mundshëm të Joses (Mourinho)? Kjo ndodhë çdo ditë.

“Unë jam duke bërë punën time, andaj pjesa tjetër i mbetet klubit”, ka shtuar më tej Solari. /Lajmi.net/