Solari po i ‘shkatërron’ dy yjet e Real Madridit

Real Madrid po përballet me Huescan në kuadër të La Liga-së.

Sport

09/12/2018 16:17

Real Madrid po e zhvillon ndeshjen e javës së 15-të në kuadër të La Liga-së ndaj huescas.

Santiago Solari përsëri ka lënë në stol Isco Alarconin e Marco Asension, përcjell “lajmi.net”.

Trajneri argjentinas nuk po i beson dyshes spanjolle, andaj ka vendosur që edhe në këtë ndeshje t’i lë në stol ata.

Për dallim nga Isco dhe Asensio, Lucas Vasquez e ka startuar këtë ndeshje, e që ka filluar ta fitojë besimin e Solarit. /Lajmi.net/