Solari: Nuk jam i duhuri për ta këshilluar Iscon

Situata e Isco Alarcon tek Real Madrid po shkon vetëm duke u përkeqësuar.

Sport

12/01/2019 14:44

Spanjolli tashmë flitet se do të largohet në drejtim të Juventus, pasi nuk po gëzon hapësira në formacionin e Real Madrid.

Për të ardhmen e lojtarit nuk ka dashur të komentojë as trajneri Santiago Solari, i cili ka thënë se nuk është personi i duhur për të këshilluar lojtarin.

“Unë nuk jam i duhuri për të këshilluar dikë. Këta lojtarë kanë shumë eksperiencë dhe kanë fituar shumë tituj” ka thënë Solari, transmeton lajmi.net.

“Një lojtar që luan në ekipin e parë dhe ka fituar shumë trofe ka eksperiencën e mjaftueshme për të vendosur për të ardhmen” ka thënë tutje ai.

Solari është një nga arsyet kryesore pse Isco nuk është i kënaqur tek skuadra mbretërore.

Trajneri nuk po i jep hapësira spanjollit, i cili ishte startues kur Lopetegui ishte në krye të skuadrës. /Lajmi.net/