Solari me deklaratë të pamatur pas humbjes nga Girona

Santiago Solari është deklaruar pas humbjes nga Girona.

Sport

17/02/2019 18:24

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, duket se e është vetëkënaqur pas humbjes 1 me 2 ndaj Gironës në Santiago Bernabeu.

Trajneri argjentinas ka thënë se ata janë në të gjitha garat edhe pas humbjes në shtëpi.

“Ky është futbolli, aty gjithmonë është një rival, në këtë rast Girona, që luajti mirë”, tha Solari pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Ne nuk e mbyllëm ndeshjen kur i kishim rastet ta bënim. Megjithatë, Girona luajti mirë në pjesën e dytë. Gabuam në dy raste dhe ata shënuan”.

“Erdhëm sot nga një periudhë e ngjeshur me ndeshje, u përpoqëm, por nuk ishte e mjaftueshëm dhe kështu nuk arritëm suksesin”.

“Ne ende jemi në gjitha garat, do vazhdojmë të përpiqemi”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/