Solari: Loja e këtij lojtari të Realit më ka kënaqur

Trajneri i Real Madrid, Santiago Solari, është deklaruar shumë i lumtur me paraqitjen e Marco Asensios në fitoren 1:2 në udhëtim te Ajax, në 1/8 e finales.

Sport

14/02/2019 08:06

Talenti spanjoll hyri në lojë në minutën e 73’ duke e zëvendësuar Karim Benzeman, ndërsa në minutën e 87’ shënoi golin që ia solli një fitore shumë të rëndësishme Real Madridit.

Solari ka thënë se është i kënaqur me mënyrën se si Asensio i është qasur kësaj ndeshje.

“Jam veçanërisht i kënaqur për Asension, për mënyrën se si luajti ai dhe për faktin që shënoi golin. Ai dukej i gjallë kur hyri dhe shënoi një gol vërtetë të rëndësishëm për ne”, ka deklaruar Solari, përcjell ‘lajmi.net’.

Solari nuk ka lënë pa përgëzuar edhe skuadrën e Ajaxit, për paraqitjen në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e parë./Lajmi.net/