Solari ka një mesazh për Messin para përballjes

Santiago Solari është deklaruar para përballjes së nesërme (e mërkure) ndaj Barcelonës.

Sport

05/02/2019 13:36

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në kuadër të ndeshjes së parë në Kupën e Mbretit.

Santiago Solari ka thënë se është mirë që Leo Messi do të luajë në atë ndeshje.

“Është mirë që lojtarët më të mirë (Leo Messi) janë të gatshëm të luajnë”, tha trajneri argjentinas, përcjell lajmi.net.

“Natyrisht se asnjë lojtar nuk dëshiron ta humbet një përballje të tillë, andaj ne jemi të fokusuar që të nxjerrim një rezultat pozitiv”, ka shtuar më tej Solari. /Lajmi.net/