Solari ia hapë derën për largim Navasit

Situata e Keylor Navas tek Real Madrid po shkon duke u përkeqësuar.

Sport

13/12/2018 16:34

Portieri i cili fitoi tri Liga të Kampionëve radhazi, nuk po gëzon fije respekti nga trajneri i Real Madrid, Santiago Solari.

“AS” shkruan se Solari  do të ishte i lumtur nëse Keylor Navas do të largohej në afatin e janarit, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi i Kosta Rikës ka humbur vendin në formacionin startues këtë vit, pas ardhjes së Thibaut Courtois nga Chelsea.

Solari ka bërë të ditur se belgu do të jetë në bankën rezervë vetëm në ndeshjet e Copa del Rey, duke i bërë të qartë Navasit që nuk ka shpresa për më shumë minutazh. /Lajmi.net/