Solari i pavendosur për çështjen e Carvajal
Santiago Solari është para një vendimi mjaft të vështirë, lidhur me Dani Carvajal.
Sport
Të shtunën pritet të vendoset nëse mbrojtësi spanjoll do të rikthehet të luaj apo jo.
Pasi ka pësuar një dëmtim muskular, lojtari ka qenë jashtë fushave që nga 2 tetori, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.
Ai është i vetmi lojtar që është në diskutim për ndeshjen e ardhshme që “mbretërit” e luajnë kundër Celtas.
Lojtari është parë të stërvitet me skuadrën të premten, mirëpo ky fakt nuk e ka bindur trajnerin.
Marcelo dhe Varane gjithashtu janë parë të paraqiten në disa momente me bashklojtarët dhe besohet se do të jenë të gatshëm.
Pauza e Ligës së Kombeve pritet t’i shkoj në favor trajnerit argjentinas. /Lajmi.net/