Solari: Është detyrë e gjithsecilit ta mbrojmë Ramosin

Sergio Ramos së fundmi është akuzuar se ka dështuar dy herë në testin e anti dopingut.

Sport

26/11/2018 19:51

Këto lajme kanë ardhur nga “Football Leaks”, të publikuara përmes “Der Spiegel”.

Ata insistonin se kapiteni i “Los Blancos” kishte dështuar në testin anti doping pas finales së vitit 2017, kundër Juventus.

Këtë gjë e kanë mohuar edhe skuadra edhe vetë lojtari, mirëpo së fundmi një reagim pati edhe trajneri Solari.

“Ai është një njeri i qetë dhe një emblemë e Real Madridit, futbollit dhe sportit” ishin fjalët e Solarit, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

“Është detyrë e gjithsecilit ta mbrojmë atë. E vërteta nuk është e diskutueshme. Ata publikojnë gjëra që nuk janë të vërteta” ka thënë Solari.

“Football Leaks” kishte tronditur botën e futbollit edhe më herët me lajmet e tyre për “Superligën e Evropës”, shkeljet e FIFA dhe UEFA në raport me Man City dhe PSG e shumë lajme të tjera. /Lajmi.net/