Solari e tepron me deklaratën e tij para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

Santiago Solari duket se nuk është me këmbë në tokë para rikthimit të Ligës së Kampionëve.

Sport

11/02/2019 10:59

Santiago Solari ka thënë se Real Madridi është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve për të katërtën herë me radhe.

Trajneri argjentinas ka thënë se për skuadrën spanjolle nuk është asgjë e pamundur.

“Asgjë nuk është e pamundur për Real Madridin”, tha Solari, përcjell lajmi.net.

“Real Madrid mund ta fitojë Ligën e Kampionëve për të katërtën herë me radhë.

“Ne e njohim shumë mirë Ajaxin, andaj jemi të përgatitur për gjithçka.”, ka vazhduar më tej argjentinasi. /Lajmi.net/