Solari e la në stol, lojtari e do largimin nga Real Madrid

Real Madrid po kalon nëpër një formë të dobët në këtë sezon.

Sport

20/01/2019 18:38

Real Madrid nuk po arrin të këndellet as me Santiago Solarin, pas shkarkimit të Julen Lopeteguit në vitin e kaluar.

Skuadra spanjolle është në probleme me të ardhmen e lojtarëve, ku tashmë së fundmi Marcelo po e kërkon largimin.

Sipas mediave në Spanjë, braziliani e dëshiron transferimin te Juventus, pasi ka marr thirrje nga Cristiano Ronaldo.

Real Madrid fitoi në fundjavë ndaj Sevillës, mirëpo Marcelo u la në stol, pasi sipas Santiago Solarit ai ka shtuar peshë.

Por, një gjë nuk është e vërtetë sipas mediave në ishull, pasi lojtari e do kalimin te Juventus. /Lajmi.net/