Solar Impulse 2, fillon fluturimin e fundit përreth botës

Avioni zviceran ”Solar Impulse 2” u ngrit sot nga aeroporti i Kajros për etapën e fundit rreth botës.

Auto & Tek

24/07/2016 18:44

Avioni, që përdor si lëndë djegëse energjinë diellore, pritet të mbërrijë në Abu Dabi më 26 korrik, atje ku edhe u nis për herë të parë, në mars të vitit të kaluar. Avionin e drejton zvicerani Bertrand Piccard, krijues dhe president i projektit ”Solar Impulse”.

Ky fluturim pritet të jetë i vështirë në këtë periudhë të vitit, pasi temperaturat e larta në rajon mund të shkaktojnë të ashtuquajturat korrente termike dhe turbolenca, çka mund të detyrojë pilotin të vendosë edhe maskën e oksigjenit për një kohë më të gjatë nga ajo e përllogaritur.