Sokoli: Më vjen shumë keq, Kosova humbi me rënien e Vëllaznimit

Ai deklaroi që skuadra kuqezi i duhet Superligës.

Sport

24/05/2018 23:46

Trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli, ka shprehur keqardhje të madhe për rënien e Vëllaznimit nga elita.

Ai deklaroi që skuadra kuqezi i duhet Superligës.

“Më duhet ta pranoj që Vëllaznimi është ekip më cilësore dhe ne kemi zgjedh ni mënyrë të lojës që unë në fillim e kam cekur që do të mundohemi ta dërgojmë lojën në penallti”.

“Mua më vjen keq, Kosova ka nevojë për Vëllaznimin në Superligë, mendoj që Vëllaznimi do të rikthehet shpejtë në Superligë”.

“Kemi arrit të neutralizojmë forcën e Vëllaznimit sidomos në vahzdime duke mos i lënë të krijojnë raste kurse shansin tonë ta kërkojmë me penallti. Mendoj që starti ishte shumë i keq mirëpo kisha besim që edhe Vëllaznimi do të ketë gabime gjatë ekzekutimit. Pas dy penalltive u kthjellëm edhe unë mendoj që me meritë fituam këtë takim”.