Sokol Haziri ofron dorëheqje të pa revokueshme nga PDK-ja e Gjilanit

Sokol Haziri ka bërë me dije se ka ofruar dorëheqje të pa revokueshme nga kryesia e PDK-së.

Lajme

20/07/2017 15:19

Kanë filluar pakënaqësitë dhe ikjet e para nga dega e PDK-së në Gjilan për shkak të zhvillimeve negative dhe për shkak se PDK në Gjilan pësoj fiasko në zgjedhjet nacionale.

Sokol Haziri i cili nga AAK-ja kaloj në PDK tash ka vendosur që ta braktisë edhe PDK. Në letrën që e ka siguruar rajonipress dërguar sekretarit të degës Shefik Surdulli thuhet: Për shkak të pretendimit tim që të vazhdoj karrierën profesionale në shërbimin civil, e që ky shërbim nënkupton edhe të qenunit apolitik si dhe disa qeshtje tjera që për hir të parimeve të mia nuk dua t`i bëjë publike, ofroj: Dorëheqje të pa revokueshme nga Kryesia dhe anëtarësia në PDK. Faleminderit për bashkëpunimin dhe respektin që gëzova nga ju” ka shkruar Sokol Haziri.

Ndryshe pakënaqësitë ekstreme në degën e PDK-së kanë filluare më herët për shkak të neglizhencës dhe mos angazhimit të Zenun Paajzitit për ta ngjallur degën e PDK-së në Gjilan.

Brenda PDK-së në Gjilan po kërkojnë me ngulm që të rikthehet Qemajl Mustafa nga i cili e shohin të vetmin shpëtim që PDK-ja të kthehet në qeverisjen komunale. /rajonipress/