‘Soja’ shumë më efikase sesa kimikatet, ja pse

Derivatet e sojes janë shumë më efikase në mbrojtjen nga mikrobet sesa shumë antibiotikë kanë treguar studiuesit së fundmi.

Lifestyle

26/04/2016 00:33

Hulumtuesit së fundmi kanë gjetur se përbërësit që gjinden tek fasulja dhe soja janë më efikase në vrasjen e baktereve sesa kimikatet që janë duke u përdorur aktualisht, transmeton lajmi.net

Shumë aditiv sintetik janë duke u përdorur për ruajtjen e ushqimit nga bakteret por studiuesit thonë se efikasiteti i tyre ka rënë dhe derivatet e sojes mund të përdoren në vend të tyre.

“Është me të vërtetë emocionuese ky studim sepse deri më tani alternativat artificiale për mbytjen e baktereve kanë mbytur të dy llojet e baktereve, të dëmshmet dhe të mirat duke e ditur se trupi ka nevojë për bakteret e mira në zorrë shkaku i tretjës së ushqimit” është shprehur Suresh Neethirajan pjesëmarrës në studimin e Universitetit e Guelth.

“Përdorimi i rëndë i kimikateve artificiale për mbytjen e baktereve ka shkaktuar një lloj imuniteti tek ato duke e humbur efikasitetin por derivatet e sojes me përmbajtjen e tyre peptidike mund të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit”, është shprehur krejt në fund profesori./lajmi.net